Sezoni për Hugo Ektike tashmë ka përfunduar, e po ashtu edhe ëndrra për të luajtur në Kupën e Botës.
Sulmuesi i Liverpulit mbrëmë ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes çerekfnale të Champions League, ndaj PSG-së.
Francezi sot i është nënshtruar testeve mjekësore, ku sipas asaj që raporton SkySport, është konfirmuar një dëmtim në tendinin e Akilit.
Ekitike do të mungoj së paku gjashtë muaj, por rikuperimi i plotë mund të zgjasë deri në nëntë muaj.
Kështu ai nuk do të arrij të jetë pjesë e Francës për Kupën e Botës, e cila nis me 11 qershor.