Sulmuesi francez Hugo Ekitike pësoi një këputje të tendinit të akilit gjatë ndeshjes së Liverpoolit kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve të martën dhe do të humbasë Kupën e Botës, raportuan gazetat franceze Le Parisien dhe L’Equipe.
Ndërkohë stafi mjekësor e trajtoi atë përpara se të transportohej me barelë në Anfield, ku Liverpooli humbi 2-0 në ndeshjen e dytë çerekfinale, duke u eliminuar nga gara me një humbje të përgjithshme 4-0.
Ekitike ka 17 gola në të gjitha garat këtë sezon që kur Liverpooli e nënshkroi atë nga Frankfurti për 69 milionë paund në korrik dhe ka shënuar dy herë për Francën që nga fillimi i sezonit aktual.
Liverpool ndeshjen e rradhës do ta luajë kundër Evertonit më 19 prill, në kuadër të Premier Ligës, nga ora 15:00.