Tifozët llapjanë kanë qenë për çdo kritikë në fundjavën që shkoi në ndeshjen me Drenicën.
Ata kanë bërë probleme, të cilat do t’i kushtojnë klubit të tyre të zemrës.
Në fakt, Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka nisur inicim disiplinor ndaj KF Llapit lidhur me incidentet e tifozëve, para, gjatë dhe pas ndeshjes së vlefshme për xhiron e 28-të të Superligës.
Tifozët në fakt thuhet se e kanë thyer autobusin e ekipit llapjan, ndërsa kanë gjuajtur objektet edhe gjatë lojës nga tribunat.
“Para fillimit të ndeshjes tifo grupi vendas ofendojnë në kor klubin mysafir si dhe disa herë gjatë ndeshjes në kor ofendojnë tifozët mysafirë.”
“Në minutën e 38-të hedhet një mjet tymues në fushë nga tifozët vendas por pa pasoja. Para fillimit të pjesës së dytë derisa lojtarët ishin duke dal në fushë nga tifozët vendas hedhet një mjet i fortë në drejtim të lojtarëve mysafirë, fatmirësisht nuk goditet askush.”
“Pas përfundimit të ndeshjes gjatë shkuarjes në zhveshtore lojtarët e skuadrës mysafire sulmohen nga tribuna nga tifozët vendas me mjete të ndryshme; shkopinjë, shishe plastike.
Gjatë largimit nga Podujeva edhe pse të përcjellë nga Policia, autobusi i skuadrës mysafire është sulmuar dhe dëmtuar me gur, duke iu thyer xhami”, shkruan në raportin e delegatit të ndeshjes Llapi – Drenica.
Për sjelljet dhe veprimet e tifozëve do të vendosë Komisioni disiplinor, që mund ta dënojë Llapin edhe pa praninë e shikuesve.