Dybala mes Romës dhe Milanit

- Bota Sot

Dybala mes Romës dhe Milanit

Paulo Dybala te Milani në qershor.

Me afrimin e merkatos shtohen zërat e lëvizjeve të klubeve të mëdha dhe sipas “Corriere della Sera”, sulmuesi argjentinas nuk e ka të sigurt qëndrimin te Roma.

E përditshmja italiane shkruan se aktualisht askush nga klubi kryeqytetas nuk ia ka komunikuar lojtarit faktin se nuk do t’i rinovohet kontrata që skadon në qershor.

Dybala ka marrë propozime të ndryshme nga klube të Amerikës së Jugut, por mësohet se do t’i pëlqente të qëndrojë në Itali.

Ai madje mund të pranojë edhe ulje rroge për të vazhduar me Romën, ndërsa në rast të një largimi të mundshëm, do të preferonte Milanin.

Argjentinasi nuk e fsheh dëshirën për të luajtur në “San Siro” me fanellën kuqezi, edhe me një kontratë sipas rendimentit në fushë. Koha do të tregojë se çfarë do të ndodhë në qershor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot