Juventus ka nisur projektin për sezonin e ardhshëm me një objektiv të qartë: rikthimin te titulli kampion në Itali.
Pas rinovimit me trajnerin Luciano Spalletti, drejtuesit bardhezi po punojnë për të përforcuar skuadrën në çdo repart.
Tekniku italian i ka kërkuar klubit afrimin e të paktën një lojtari cilësor për çdo repart. Në mesfushë, emri i Bernardo Silva mbetet një nga objektivat kryesorë, ndërsa vëmendje e veçantë i kushtohet edhe repartit ofensiv.
Në sulm, e ardhmja e Dušan Vlahović është ende e paqartë, por ëndrra e madhe e Spallettit mbetet Victor Osimhen, të cilin e ka drejtuar më parë te Napoli. Trajneri do të dëshironte gjithashtu ribashkimin me Kim Min-jae, i cili është në listën e dëshirave edhe për mbrojtjen.
Megjithatë, pengesë serioze mbetet Napoli, që ka vendosur një klauzolë të lartë prej 70 milionë eurosh për Osimhen, duke e bërë transferimin e tij drejt një rivali direkt në Serie A shumë të vështirë. Për këtë arsye, alternativa më e arritshme mund të jetë Robert Leëandoëski, i cili ndiqet edhe nga Milan dhe ka një ofertë rinovimi nga Barcelona.
Në mesfushë, përveç rinovimit të pritshëm të Manuel Locatelli, në listën e dëshirave janë edhe Leon Goretzka dhe Franck Kessié, ky i fundit pranë largimit nga Al-Ahli Saudi. Të dy mund të afrohen si lojtarë të lirë.
Në mbrojtje, Juventus po vlerëson disa opsione, përfshirë Marcos Senesi, për të cilin ka konkurrencë të fortë nga klubet europiane, si dhe Leonardo Balerdi, që pritet të largohet nga Olympique Marseille. Në listë janë edhe Leonardo Spinazzola dhe Mehmet Zeki Çelik, ndërsa pista për Kim Min-jae mbetet një nga më prestigjiozet për repartin defensiv.