Sulmuesi i kushton Juventusit 3.6 milionë euro pa luajtur

- Bota Sot

Sulmuesi i kushton Juventusit 3.6 milionë euro pa luajtur

Tjetër dëmtim për Arkadiusz Milik. Polaku i kthyer në mes të marsit pas një ndalese të gjatë (ka luajtur 34 minuta ndaj Sassuolo dhe Genoa javët e fundit), është i detyruar të qëndrojë sërish në bokse.

Njoftimin e ka dhënë vetë klubi i Juventusit, që sqaron:

“Pas një problemi muskulor gjatë stërvitjes së djeshme, Milik ka kryer analizat, që kanë evidentuar një tërheqje në kofshën e djathtë. Pas 10 ditësh do të ketë një kontroll tjetër për të përcaktuar kohën e rikuperimit”.

Do të jetë gati e pamundur për ta parë Milik në fushë këtë sezon, duke ditur që ndeshja e fundit e Juventusit është më 24 maj. Polaku ka kontratë me “Zonjën e vjetër” deri më 30 qershor 2027. Goli i fundit i sulmuesit daton në maj të 2024-ës, në ndeshjen Bologna-Juventus 3-3.

Duke parë mungesën në fushë, ajo që godet ka të bëjë me milionat që Juventusi po shpenzon për të respektuar kontratën e Milik. Sipas “Calcio e Finanza”, ai kushton 3.62 milionë euro në sezon.

E njëjta shifër vlen edhe për vitin e ardhshëm, sigurisht më pak se 7.23 milionë eurot e 2024/2025, kur 32-vjeçari nuk u pa kurrë në fushë..



Lexoni të gjitha në Bota Sot