Barcelona akuzon përsëri arbitrat

- Bota Sot

Barcelona akuzon përsëri arbitrat

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka akuzuar përsëri hapur gjykimin i cili sipas tij i penalizoi edhe në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Atletiko Madrid ekipin e tij duke i kushtuar eliminimin.

Duke folu para mediave, numri 1 i klubit katalanas i është kundërvënë ashpër arbitrimit duke theksuar se do i drejtohej UEFA-s me një tjetër denoncim zyrtar,

“Urime Atletikos për arritjen në gjysmëfinale, por kjo nuk na ndalon të denoncojmë arbitrimin dhe VAR në ndeshjen e djeshme, e cila ishte një turp. Ajo që na bënë është e patolerueshme.

Në ndeshjen e parë, ata nuk na dhanë një penallti të pastër, dhe gjithashtu përjashtuan një nga lojtarët tanë (Pau Kubarsí) kur ishte një karton i verdhë. Xhuliano nuk e kishte topin në kontroll, arbitri fillimisht vërshëlleu saktë, por VAR e bëri të përmbyste atë, me një karton të kuq që na lëndoi shumë.

Ishte një kualifikuese ku vendimet e arbitrit na dëmtuan shumë. E njëjta gjë ndodhi edhe në ndeshjen e dytë. Ata përjashtuan një nga lojtarët tanë (Eric Garsía) kur Kunde mund ta kishte arritur lehtësisht topin, kështu që Erik nuk ishte njeriu i fundit. Arbitri tregoi një karton të verdhë, i cili ishte vendimi i saktë, por VAR e bëri atë ta përmbyste. Një tjetër vendim i gabuar. Për më tepër, goli i Ferran ishte një gol.

Penalltia ndaj Olmo ishte një penallti, mund ta gjykoni agresionin ndaj Fermín si të doni, por është e patolerueshme. Ia çanë buzën dhe djali po vuante tmerrësisht ndërsa e qepën dhe ai as nuk nxori një karton.

Refuzimi i UEFA-s ndaj denoncimit të ndeshjes së parë. Nuk është e pranueshme.

Ne paraqitëm një ankesë dhe UEFA u përgjigj se nuk ishte e pranueshme. Tani po kërkojmë shpjegime se pse ajo ankesë nuk ishte e pranueshme. Do të dërgojmë një ankesë tjetër sepse ajo që na bënë përsëri dje është e papranueshme. Vendime që na kanë dëmtuar qartë”, tha Laporta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot