Nesta: Nuk e kam festuar kurrë

- Bota Sot

Nesta: Nuk e kam festuar kurrë

Alessandro Nesta u rikthye, pas 20 vitesh te triumfi i Italisë në Botërorin 2006, ku nuk ishte protagonist për shkak të një dëmtimi në ndeshjen e tretë të grupit.

Në intervistë, ai pranoi: “Nuk e kam festuar kurrë Botërorin 2006, ka qenë i dhimbshëm për mua. Ia dhanë mundësinë çdo lojtari ta merrte kupën në shtëpi, unë nuk e desha”.

I pyetur çfarë do të sakrifikonte për të mos u dëmtuar, shtoi: “Një gisht, të jap një gisht të dorës, zgjidh ti.

Kam luajtur 3 ndeshje, gjithë kualifikueset, por pastaj u mbylla në shtëpi. Ndeshjet e mëdha cilat ishin?

Gjermania në gjysmëfinale, Franca në finale…, ato nuk kanë çmim. Kam luajtur me Ganën, SHBA dhe Çekinë…”

Ai shtoi pse nuk e mori kupën si të tjerët: “Të gjithë festonin, e merrnin kupën për një javë në shtëpi, si Gennaro Gattuso që e çoi në Kalabri. Unë jo. Me kohën e vlerësova më shumë, por kam qenë keq.

Kur fitoj dhe luaj, e ndiej trofeun si timin. Kur nuk luaj, jo. A është ky, sikleti më i madh i karrierës?

Po, pa diskutim. Një Botëror nuk të vjen shpesh”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot