Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar ashpër pas eliminimit të ekipit të tij, duke konfirmuar se klubi do të paraqesë një ankesë zyrtare ndaj UEFA-së për vendimet e gjyqtarëve dhe VAR-it, që i cilëson si të papranueshme, raporton Fabrizio Romano.
Në një deklaratë, Laporta përgëzoi fillimisht Atletico Madridin për kualifikimin, por theksoi se vendimet arbitare, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e kësaj faze të Ligës së Kampionëve.
“Urime Atletico Madrid për arritjen në gjysmëfinale, por vendimet e gjyqtarit dhe VAR kanë qenë përsëri një turp. Është e papranueshme ajo që na bënë. Vendimet e gjyqtarit dhe VAR patën një ndikim të madh në këtë raund të UCL, padyshim” – tha Laporta.
Ndërkohë, trego për disa episode konkrete, që sipas tij, dëmtuan Barcelonën. Një penallti e paakorduar në ndeshjen e parë dhe një karton i kuq i diskutushëm për Pau Cubarsi. Kartoni i kuq ndaj Eric Garcia, të cilin e konsideroi vendim të gabuar pasi lojtari nuk ishte i fundit në mbrojtje.
“Në ndeshjen e parë, nuk morëm një penallti të pastër dhe morëm një karton të kuq kur duhej të ishte karton i verdhë për faull të Pau Cubarsi. Pastaj mbrëmë, kartoni i kuq për Eric Garcia ishte i gabuar pasi Kounde ishte aty gati për të fituar topin. Ai nuk ishte lojtari i fundit” – shtoi tutuje Laporta.
Më tutuje, Laporta foli edhe për golin e anuluar të Ferran Torres dhe për penalltin e pretenduar ndaj Dani Olmos, si dhe për ndërhyrjen e ashpër ndaj Fermin Lopez, që sipas tij, nuk u ndëshkua siç duhej.
“Gjithashtu, ishte vendim i gabuar të anulohej goli i dytë i Ferran dhe pati një penallti ndaj Dani Olmo. Fermin mori një prerje të madhe në fytyrë... dhe gjyqtari as nuk tregoi një karton të verdhë” – tha ai.
Në fund tregoi se Bracelona ka parqitur një ankesë më parë dhe paralajmëroi se një tjetër do të dorëzohet së shpejti, si dhe theksoi se kushdo që e cilëson Bracelonën që ka ndikim tek gjyqtarët është i paturp.
“Nuk mund ta pranojmë këtë pasi kemi paraqitur një ankesë në UEFA javën e kaluar dhe besoj se do të bëjmë një tjetër së shpejti. Kushdo që thotë se Barcelona trajtohet nga gjyqtarët është i paturp, e pamë përsëri dje” – përfundoi Laporta.
Barcelona ndeshjen e rradhës do ta luaj kundër Celta Vigo, më 22 prill, me fillim nga ora 21:30.