Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, tha se lëndimi i sulmuesit Hugo Ekitike "duket shumë serioz" pasi francezi u nxor jashtë fushës me barelë gjatë humbjes (0:2) ndaj PSG në Ligën e Kampionëve, raportuan sot mediat britanike.
Ekitike pësoi një dëmtim pa kontakt në minutën e 30-të.
Sulmuesi po mbante kyçin e këmbës dhe kishte dhimbje të dukshme para se të nxirrej jashtë fushës.
"Duket shumë keq, por është e vështirë të thuhet se sa serioze është. Nuk është mirë, kjo është e qartë", -tha Slot, siç raportohet nga BBC.
Ky është sezoni i parë i Ekitike-s në Liverpool, ku ai arriti nga Eintracht verën e kaluar, dhe deri më tani ka shënuar 17 gola për 45 ndeshje në të gjitha garat.