Një moment i veçantë është regjistruar në Hungari, ku kryeministri i ri Péter Magyar u përball rastësisht me ish-kryeministrin Viktor Orbán.
Ngjarja ndodhi teksa Magyar po vizitonte ballkonin e Pallatit Presidencial, ku vuri re Orbán në ballkonin e ndërtesës ngjitur të Kryeministrisë.
I surprizuar nga situata, kreu i ri i qeverisë e komentoi momentin si “një skenë si në film”, duke e kthyer episodin në një simbolikë të fortë të tranzicionit politik në vend, ndërsa në postimin e tij në rrjetet sociale shkroi:
“Çfarë mendoni se po lexon?”.