Robben paralajmëron Bayernin: Reali nuk vdes kurrë, mjafton vetëm një moment

- Bota Sot

Robben paralajmëron Bayernin: Reali nuk vdes kurrë, mjafton vetëm një moment

Legjenda e futbollit holandez dhe ish-lojtari i të dyja skuadrave, Arjen Robben, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit gjerman (fcbayern.com) përpara duelit të madh në Champions League.

Ndonëse e sheh Bayernin si një "makinë të vajosur mirë", Robben ka kërkuar kujdes maksimal ndaj "Mbretërve" të Madridit.

"Në futboll, me një ndeshje nuk përfundon kurrë, dhe Real Madridi është shembulli më i mirë për këtë. Edhe nëse mendon se je në avantazh 2-0 dhe gjithçka po shkon mirë, ata mund të shënojnë një gol nga asgjëja. Jam i mbresëlënë nga fakti se si ata qëndrojnë gjithmonë të qetë; rrinë në mbrojtje dhe papritur të godasin me kundërsulm. Ndonjëherë u mjaftojnë vetëm një ose dy momente," u shpreh Robben.

Duke folur për aurën e veçantë të klubit spanjoll, ai shtoi se cilësia individuale e Realit mbetet kërcënimi kryesor:

"Njerëzit flasin gjithmonë për Realin sepse është një klub gjigant në shkallë globale. Kanë fituar më së shumti tituj të Champions League dhe kjo i thotë të gjitha. Ata kanë shumë cilësi individuale, ndaj duhet të jesh i fokusuar për 95 minuta. Nëse Bayerni ia del ta bëjë këtë, besoj se do të fitojë, por kundër Realit nuk mund të lëshosh pe për asnjë sekondë."



Lexoni të gjitha në Bota Sot