Kryeministri i zgjedhur hungarez thotë se do të pezullojë transmetimin e lajmeve në mediat shtetërore
Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë, Peter Magyar, ka deklaruar se do të pezullojë transmetimet e lajmeve të transmetuesit shtetëror pas një përplasjeje të ashpër gjatë një interviste televizive, duke e akuzuar atë për përhapje të propagandës dhe lajmeve të rreme gjatë fushatës zgjedhore.
Magyar tha se mediat publike aktuale duhet të reformohen dhe të rikthehen në një shërbim të pavarur dhe objektiv, duke shtuar se ato kanë vepruar si “makineri e gënjeshtrave” dhe kanë shpërndarë informacione të pavërteta për të dhe familjen e tij.
Ai madje e krahasoi transmetuesin shtetëror me propagandën e Koresë së Veriut, duke pretenduar se aty nuk është thënë “asnjë fjalë e vërtetë” që nga viti 2010, raporton Euronews, përcjell KosovaPress. Zyrtarët e transmetuesit i kanë hedhur poshtë këto akuza.
Hungari, të cilat kritikët brenda dhe jashtë vendit i cilësojnë si një zëdhënëse të qeverisë së Viktor Orbanit.
Në një paraqitje në radion shtetërore Kossuth, Magyar tha se pas ardhjes së tij në pushtet do të ndërmerren hapa për të rikthyer lirinë e mediave dhe për të reformuar sistemin e transmetuesit publik.
“Çdo hungarez meriton një media publike që transmeton të vërtetën”, tha ai, duke shtuar se do të nevojitet kohë për të miratuar një ligj të ri për median dhe për të krijuar një autoritet të ri rregullator.
Sipas The Guardian, ai shtoi se pas formimit të qeverisë së Tisza-s, shërbimet e lajmeve të mediave publike do të pezullohen përkohësisht derisa ato të rikthejnë karakterin e tyre publik.
Pas 16 vitesh në pushtet, Viktor Orban nuk është më në krye të Hungarisë, pasi Peter Magyar korri fitore politike.