Benjamin Akindoyo është zyrtarisht lojtar i Egnatias.
22-vjeçari ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2029 me kampionët e Shqipërisë.
Akindoyo ishte së fundmi pjesë e Olukismet në kategorinë e dytë nigeriane.
Për të ndërkohë mungon informacioni se sa ndeshje ka zhvilluar.
Tashmë kanë mbetur edhe pesë javë nga fundi i kampionatit.
Për këtë, ky afrim duket më tepër duke menduar për Europën.