Kuqezinjtë e Milanit duhet të synojnë më shumë

- Bota Sot

Kuqezinjtë e Milanit duhet të synojnë më shumë

Një tjetër sezon pa trofe për Milanin, pavarësisht miliona eurove të investuara gjatë menaxhimit të Xherri Kardinale.

Siç thekson edhe “Corriere dello Sport”, ky edicion nuk bën përjashtim: Asnjë trofe i fituar dhe titulli kampion nuk do të përfundojë në fanellën kuqezi.

Buzëqeshjet në “via Aldo Rossi” lidhen vetëm me mundësinë për të përfunduar në katër vendet e para, gjë që do t’i siguronte Majk Menja dhe shokëve të tij rikthimin në Champions League dhe të ardhura të rëndësishme financiare për klubin. Por për një klub si Milani, kjo nuk mjafton, duhet të synojë shumë më tepër.

Për të katërtin vit radhazi, Milani nuk ka qenë konkurrues për titullin në kampionat.

Me gjashtë javë nga fundi, diferenca nga vendi i parë është 12 pikë; sezonin e kaluar ishte 19 pikë, njësoj edhe dy vite më parë, ndërsa tre vite më parë arriti deri në 20 pikë. Që nga titulli i vitit 2022, kuqezinjtë kanë grumbulluar një hendek të madh me kreun, mbi 70 pikë në total në katër sezone.

Kjo tregon qartë se Milani nuk ka qenë në nivel konkurrues dhe, që prej ardhjes së fondit amerikan “RedBird”, nuk ka arritur të rikthehet realisht në garë për titullin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot