Bayern Mynih ka klauar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Paris Saint-Germain, pas fitores 6-4 ndaj Real Madridit.
Reali kaloi në epërsi shpejt, me Arda Guler që shënoi në minutën e parë. Aleksandar Pavlovic i Bayernit barazoi pak më vonë, por Guler shënoi përsëri në minutën e 29-të për të rikthyer epërsinë.
Ndërkohë, Harry Kane barazoi rezultatin për Bayernin përpara se goli i Kylian Mbappe në minutën e 42-të ta dërgonte Madridin në epërsi pak para përfundimit të pjesës së parë.
Pjesa e dytë u kthye në favor të Bayernit pasi Eduardo Camavinga u përjashtua për kartonin e dytë të verdhë. Duke luajtur kundër dhjetë lojtarëve, Bayern siguroi fitoren me golat e vona nga Luis Diaz dhe Michael Olise.
Pas fitores, trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, e përshkroi ndeshjen si një përvojë shumë emocionale për të, raporton yahoosports.
“Ishte një ndeshje shumë emocionale. Ne kishim shumë posedim të topit dhe gjithmonë mendonim se mund të shënonim. Por Real Madridi mbetet Real Madrid. Ata kanë lojtarë shumë të shpejtë dhe janë gjithmonë një kërcënim” – tha Kompany.
Pavarësisht epërsisë së Madridit në pjesën e parë, Kompany vlerësoi ekipin e tij për qëndrueshmërinë e tyre në rikuperimin për të fituar ndeshjen.
“Djemtë ishin mendërisht të fortë sot për t’u rikuperuar nga pengesat. Tifozët na ndihmuan gjithashtu. Ne qëndruam të qetë dhe gjithmonë mendonim se momenti ynë do të vinte. Djemtë e meritonin këtë fitore” – tha ai.
Kur u pyet nëse kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij si trajner, Kompany dha një përgjigje të fuqishme.
“Po, por ndeshja tjetër është më e madhja. Ne vazhdojmë”
Bayern Mynih në gjysmëfinale do të përballet me PSG në gjysmëfinale, ndërsa në ndeshjen tjetër takohen Arsenali dhe Atletico Madrid.