Reali i “tërbuar” për përjashtimin e Camavingas

- Bota Sot

Reali i “tërbuar” për përjashtimin e Camavingas

Protesta të mëdha nga Real Madridi në fundin e ndeshjes në Munich ndaj gjyqtarit slloven Sllavko Vinçiq, fajtor sipas spanjollëve se e prishi një ndeshje të bukur dhe të ekuilibruar duke u përjashtuar në minutën e 86-të, me rezultatin 2-3 për madrilenët, mesfushorin Eduardo Camavinga.

Një përjashtim për dy kartonë të verdhë, i dyti për mbajtjen e topit, që ka ndezur zemërimin në Spanjë, sidomos në mediat pranë klubit të kryeqytetit.

Gjatë emisionit “Marcador” në Radio Marca, ish-referi ndërkombëtar Alfonso Pérez Burrull e komentoi kështu vendimin e gjyqtarit.

“Në minutën e 86-të Vinçiq ia tregoi kartonin e dytë të verdhë Camavingas për mbajtjen e topit.

Por nuk mund ta përjashtosh një lojtar për këtë, nuk ka asnjë mënyrë për ta justifikuar një karton të tillë të kuq.”

Ai vazhdoi më tej: “Është absolutisht joproporcionale ta përjashtosh një lojtar për një veprim të tillë. Ai e mban topin vetëm për tre sekonda dhe gjyqtari duhet të jetë shumë më i ekuilibruar, duke e marrë parasysh peshën e ndeshjes dhe ndikimin që ka në lojë.

Kjo i afrohet abuzimit me pushtetin.”

Sipas shumë komentuesve, Vinčić mund ta ketë harruar që e kishte ndëshkuar më parë mesfushorin francez dhe, pasi e nxori kartonin e dytë të verdhë, nuk kishte më mundësi të kthehej pas në vendimin e tij.

Në rrëmujën e fundit të ndeshjes, gjyqtari e përjashtoi edhe Arda Güler për protestat e vazhdueshme, duke shtuar edhe më shumë tensionin në një sfidë që vazhdon të shkaktojë polemika të mëdha.



Lexoni të gjitha në Bota Sot