Henry kritikon Camavingan për kartonin e kuq

- Bota Sot

Henry kritikon Camavingan për kartonin e kuq

Eliminimi i Real Madridit nga Bayern Munih vazhdon të shkaktojë debat, sidomos për kartonin e kuq të marrë nga Eduardo Camavinga.

Mes shumë reagimeve, spikatin edhe deklaratat e Thierry Henry.

Ish-sulmuesi francez e komentoi episodin polemik duke u ndalur te përgjegjësia e lojtarit të Realit.

“Tifozët e Madridit do të ankohen për gjykimin, do të thonë se kartoni i dytë i verdhë ishte i turpshëm, shumë i lehtë për një çerekfinale të Champions League dhe se gjyqtarët ishin kundër tyre”.

Megjithatë, Henry shtoi: “Duhet ta kuptosh një gjë: kur luan jashtë fushe, në një stadium si ai i Bayernit, nuk duhet t’ia japësh gjyqtarit asnjë arsye për ta marrë një vendim kundër teje”.

Në thelb, sipas ish-lojtarit francez, Camavinga duhej të tregonte më shumë maturi në atë moment delikat të ndeshjes, duke e shmangur një veprim që i kushtoi shumë skuadrës së tij.

Kartoni i kuq i mesfushorit francez erdhi në një moment vendimtar të ndeshjes dhe ndikoi drejtpërdrejt në fatin e kualifikimit, me Real Madridin që më pas pësoi golat vendimtarë dhe u eliminua nga Champions League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot