Sneijder i ashpër me Camavingan

- Bota Sot

Sneijder i ashpër me Camavingan

Eliminimi i Real Madrid përballë Bayern Munich vazhdon të ndezë debatet, veçanërisht për episodin që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes: kartoni i kuq i Sneijder i ashpër me Camavinga.

Përjashtimi erdhi në një moment delikat, kur madrilenët dukeshin në kontroll të lojës, duke i hapur rrugën përmbysjes së gjermanëve.

Pas daljes nga UEFA Champions League, kritikat nuk munguan.

Një nga zërat më të ashpër ishte ai i Ëesley Sneijder, i cili foli për “Ziggo Sport”. Ish-mesfushori holandez nuk kurseu aspak fjalët: “Camavinga është budalla.

E dini çfarë duhej të bënin lojtarët e Real Madridit pas vërshëllimës finale? Duhej të shkonin në dhomat e zhveshjes dhe t’i tregonin gjithë zemërimin e tyre.”

Në fakt, pas përjashtimit të tij, Bayerni shfrytëzoi epërsinë numerike duke shënuar dy gola vendimtarë që siguruan kualifikimin. Një mbrëmje për t’u harruar për Real Madridin, që nga një skuadër në kontroll të ndeshjes u gjend jashtë kompeticionit, edhe për shkak të një gabimi të vetëm, por me peshë të madhe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot