Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi përmes rrjeteve sociale.
Portugezi ishte transferuar te City gjatë vitit 2017, dhe deri tani ka zhvilluar 451 paraqitje.
Silva fitoi gjithë tituj e rëndësishëm me ekipin anglez, duke shënuar 76 gola dhe duke bërë 77 asiste.
Në afatin e verës, mesfushori ka mundësi të zgjedh skuadrën e re.