Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, është emëruar trajner i skuadrës zvicerane Lausanne, së bashku me Markus Neumayr. Drejtuesit e kësaj skuadre kanë vendosur të bëjnë ndryshime në stol.
Peter Zeidler është larguar nga detyra e trajnerit dhe vendin e tij e kanë marrë Basha dhe Neumayr, me shumë mundësi deri në fund të këtij sezoni.
“Për të mbyllur sezonin, ekipi do të drejtohet nga një dyshe e përbërë nga Migjen Basha dhe Markus Neumayr, të dy anëtarë të stafit teknik të ekipit të parë. Ish-lojtari i Shqipërisë i lindur në Lausanne,
Migjen Basha, iu bashkua klubit në vitin 2022, duke mbajtur rolin e menaxherit të talenteve”, – shkruan Lausanne në njoftimin për ndryshimet në staf.
Basha dhe Neumayer do ta drejtojnë Lausannen deri në momentin që klubi do të gjejë trajner të ri..