Edicioni 2025/26 i Ligës së Kampionëve ka hyrë tashmë në fazën vendimtare, me çerekfinalet që i kanë dhënë verdiktet e fundit.
Në ndeshjet e zhvilluara mbrëmë, tabloja u kompletua me eliminimin e Real Madridit dhe të Sporting Lisbonës, ndërsa e vazhdojnë rrugëtimin Bayern Munichu dhe Arsenali, të dy të kualifikuar në gjysmëfinale.
Pas “daljes” së Barcelonës, vjen kështu edhe eliminimi i përfaqësuesit tjetër të madh të futbollit spanjoll.
Një goditje e dyfishtë që peshon jo vetëm në këtë edicion të kompeticionit, por edhe për futbollin iberik, i cili gjithsesi do të përfaqësohet nga Atlético Madrid.
Për herë të dytë në 20 edicionet e fundit të Championsit, as Real Madridi dhe as Barcelona nuk arrijnë të kualifikohen në gjysmëfinale: kjo kishte ndodhur më parë vetëm në sezonet 2006/07 dhe 2020/21.
Një statistikë që tregon sa e rrallë është të shihen të dyja fuqitë spanjolle jashtë turneut njëkohësisht qysh përpara fazës së parafundit.