Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Kavadarit

- Bota Sot

Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Kavadarit

Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Kavadarit këtë të premte (15.00) për t’u ndeshur me Tikveshin, me synimin e qartë për të vazhduar serinë e fitoreve bindëse në qëllimin drejt kreut të tabelës.

“Pas humbjes shokuese ndaj Pelisterit, Shkëndija ka treguar një forcë karakteri të jashtëzakonshme duke shënuar 9 gola në dy ndeshjet e fundit.

Fitorja 3:0 ndaj Rabotniçkit dhe 6:0 ndaj Shkupit kanë rikthyer vetëbesimin maksimal në kampin kuqezi.
Shkëndija kërkon të përsëritë suksesin e vizitës së fundit në Kavadar, ku doli me një fitore të pastër e bindëse 4:1. 

Mungesa:

Reshat Ramadani, mbetet mungesa e vetme e konfirmuar. Mesfushori po rikuperohet pas këputjes së lugamenteve dhe sezoni për të është mbyllur.

Kthehen:
Lajm i shkëlqyer për stafin teknik, dyshja e mesfushës Endrit Krasniqi dhe Drilon Islami rikthehen në formacion pas shlyerjes së pezullimit prej 5 kartonëve të verdhë
”, thuhet nga Shkëndija.



Lexoni të gjitha në Bota Sot