Kërstevski për Shkëndijen: Kur lufton për titull kampion, lodhja thjesht nuk ekziston

- Bota Sot

Kërstevski për Shkëndijen: Kur lufton për titull kampion, lodhja thjesht nuk ekziston

Sulmuesi i krahut, Vane Kërstevski, flet për mediat para udhëtimit në Kratovë, ku Shkëndija do të kërkojë pikët e radhës në xhiron e 28-të të LPFMV ndaj Tikveshit.

Përballja e xhiros së 28-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Tikveshit dhe Shkëndijës luhet të premten në stadiumin e Kratovës me fillim në orën 15:00.

…orari i ngjeshur dhe gjendja e skuadrës…

Vane Kërstevski: “Është e vërtetë që kemi pasur një orar shumë të ngjeshur me ndeshje çdo tre ditë. Ka një lloj lodhjeje fizike, por kur je në garë për titull, ajo lodhje thjesht nuk ekziston në mendjet tona. Jemi të përgatitur mirë për sfidën me Tikveshin dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka në fushë.”

…fokusi te objektivi…

Vane Kërstevski: “Humbja ndaj Pelisterit na ka shërbyer si mësim për të parë se ku duhet të përmirësohemi, dhe këtë e dëshmuam me reagimin tonë në ndeshjen e fundit. Tani jemi në fazën ku çdo takim është si një finale. Do të japim maksimumin deri në sekondën e fundit që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe ta sjellim titullin përsëri në Tetovë.”

…sfida me Tikveshin…

Vane Kërstevski: “Çdo ndeshje është një histori tjetër dhe nuk duhet të bazohemi te rezultatet e kaluara. Tikveshi është një ekip shumë cilësor dhe i papërshtatshëm, prandaj kërkohet koncentrim maksimal. Ndeshjet me ta janë gjithmonë të hapura dhe me futboll të bukur, por ne shkojmë atje me synimin e vetëm për të marrë tre pikët.”

…rikthimi personal pas lëndimit…

Vane Kërstevski: “Ndihem shumë mirë që kam lënë pas periudhën e vështirë të operimit. Luajta 90 minuta në ndeshjen e fundit dhe u ndjeva sikur nuk kam pasur lëndim fare. Jam i lumtur që po e kap ritmin avash-avash dhe do të vazhdoj të luftoj fort për vendin tim në formacion dhe për të ndihmuar ekipin në këto momente vendimtare.”

…mesazhi për tifozët…

Vane Kërstevski: “Tifozëve tanë u premtojmë një ndeshje me angazhim maksimal. Duam t’i gëzojmë sërish me një fitore dhe jam i sigurt se, me lojën që po përgatisim, do të dalim me kokën lart nga kjo transfertë..



Lexoni të gjitha në Bota Sot