Gara në Bundesligë

- Bota Sot

Gara në Bundesligë

Borusia Dortmund ka pothuajse siguruar objektivin e saj për sezonin në Bundesliga: kualifikimin në Ligën e Kampionëve. BVB ndodhet në vendin e dytë, me një diferencë të konsiderueshme nga ekipet poshtë saj. Megjithatë, në Vestfali nuk ka kënaqësi të plotë.

Presidenti Hans-Joakim Vatzke shpjegon se çfarë duhet të ndryshoj. “Ne duhet të përmirësojmë më tej qasjen tonë. Sanço, Haland dhe Belingham janë shembuj të mirë nga e kaluara, ata nuk erdhën si yje, por ne i bëmë yje.

Osman Dembele madje u bë Lojtari i Vitit në botë,” tha Vatzke. Borusia Dortmund duhet të rikthehet në këtë rrugë për të qenë në gjendje të konkurroj me klube financiarisht shumë më të fuqishme si Bajerni apo gjigantë të tjerë evropianë.

“Në fund të fundit, ne duhet të gjenerojmë mjaftueshëm të ardhura për të ndërtuar një skuadër të fortë në të gjitha repartet. Na duhen vazhdimisht lojtarë që bëjnë diferencën, nga të cilët një do ta shesim për një çmim shumë të lartë çdo disa vite,” është direktiva e Vatzkes. Gjetja e këtyre yjeve të rinj do të jetë detyrë e drejtorit të ri sportiv, Ole Buk.

Megjithatë, ai po punon në kushte të vështira këtë verë, pasi nuk ka në dispozicion një buxhet të madh transferimesh. Dhe megjithatë, ndryshimet brenda skuadrës janë të pashmangshme, shpjegoi Vatzke. “Mendoj se pak më shumë eksperiencë do të na bënte mirë. Dhe, kjo është sigurisht ajo që të gjithë ju dëshironi, një ose dy lojtarë më shumë që bëjnë diferencën, në mënyrë që në fund të mund të thuash: ‘O Zot, çfarë goditje e bukur’ – kjo do të na bënte shumë mirë. Por është e vështirë.”

Një nga këta lojtarë mund të jetë sigurisht Xhejdon Sanço, rikthimi i të cilit te BVB është një temë e përsëritur. Deklaratat e fundit të Vatzke nuk e ndryshojnë këtë. “Ne po shohim nëse lojtarët mund të përmirësojnë ekipin tonë. Kjo përfshin edhe Xhejdonin. Ai po luan më shumë dhe më mirë kohët e fundit.

Dhe do të jetë i disponueshëm si lojtar i lirë në verë. Raporti kostopërfitim sigurisht nuk do të ishte më i keqi.

Por ky është një vendim për drejtuesit sportivë,” tha Vatzke, i cili konsiderohet si një nga mbështetësit e rikthimit të Sanços



Lexoni të gjitha në Bota Sot