CEO i Milanit del kundër Igli Tares

- Bota Sot

CEO i Milanit del kundër Igli Tares

Robert Levandovski nuk do të jetë një lojtar i Milanit për sezonin e ardhshëm. “Diario Sport” tregon se kuqezinjtë janë tërhequr nga ky transferim, ndërsa shkak është bërë CEO.

Furlani nuk është dakord për transferimin e 37-vjeçarit. Shkak është mosha dhe paga e lartë që kërkon, pavarësisht se Igli Tare ishte pro këtij transferimi. Për më tepër, duke pasur mbështetjen e trajnerit Alegri.

Levandovski do të ishte transferim pa kosto, për shkak se kontrata me Barçën po i përfundon. Tashmë Milani duhet të shikojë për një alternativë tjetër, pasi ekipit i mungon bomberi.

Igli Tare dhe Alegri u afruan për këtë sezon. Deri tani kanë bërë mjaft mirë, ndërsa Milani synon rikthimin në Champions.



Lexoni të gjitha në Bota Sot