Një moment i veçantë dhe shumë emocional vjen nga futbolli italian i moshave, ku një futbolliste e Salernitana U15 ka bërë një gjest që ka prekur të gjithë.
Maria, pas shënimit të një goli, zgjodhi të mos festonte me shoqet e skuadrës, të cilat po i afroheshin për ta përqafuar dhe ndarë gëzimin me të.
Në vend të festës tradicionale, ajo vrapoi drejt anës tjetër të fushës, ku ndodhej një fotografi e dedikuar trajnerit të saj, Alfredo Della Calce, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një ataku kardiak.
E prekur nga humbja e tij, ajo puthi foton në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, duke kthyer momentin e golit në një homazh prekës që ka prekur zemrat e shumë njerëzve.