Enzo Fernandez do të luaj në derbin ndaj Manchester United

- Bota Sot

Enzo Fernandez do të luaj në derbin ndaj Manchester United

Mosmarrëveshjet mes Chelseas dhe Enzo Fernandez kanë marrë fund.

Mesfushori argjentinas është rikthyer në stërviteje, derisa trajneri i skuadrës londineze, Liam Rosenior ka konfirmuar se ai mund të luaj në derbin e fundjaves ndaj Manchester United.

“Enzo ka qenë me grupin dhe është stërvitur shumë, shumë mirë.

Pra, është si zakonisht për sa i përket përzgjedhjes për ndeshjen.

Sa i përket stërvitjes së tij, aplikimit të tij në stërvitje, Enzo ka qenë gjithashtu fantastik.”, tha Rosenior para gazetarëve.

25-vjeçari u përjashtua nga skuadra dhe nuk luajti në dy ndeshjet e fundit, në fitoren 70- ndaj Port Vale dhe humbjen 3-0 nga Manchester City, për shkak se klubi vendosi ta denojë atë për shkak të disa deklaratave, ku thoshte se i pëlqente të jetonte në Madrid, duke ngjallur dyshime për një transferim te reali..



Lexoni të gjitha në Bota Sot