Flamurtari e përjashtoi, por pas vendimit të fundit

- Bota Sot

Flamurtari e përjashtoi, por pas vendimit të fundit

Flamurtari vendosi të përjashtonte Luçiano Skuadronen, pas vendimit të Komisionit të Diisiplinës dhe Etikës në muajin mars.

Për shkak të dhunës ndaj Elbasanit, për Skuadronen u publikua pezullimi me gjashtë muaj.

Sot ndërkohë u njoftua falja për Skuadronen: “Pranimin e kërkesës së lojtarit të Flamurtari FC, Squadrone Luciano Gaston, bazuar në nenin 74 të KDE, për rishikimin e vendimit nr. 34, datë 18.03.2026 të KDE, në lidhje me pikën 14;

Vendosjen e pezullimit të plotë të ekzekutimit të dënimit të dhënë ndaj kërkuesit, duke e vendosur në periudhë prove prej 6 (gjashtë) muajsh”.

Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 26-vjeçarit nga Argjentina. Te Flamurtari aktivizohej si titullar, ndërsa dënimi e tronditi duke humbur sfidat me rivalët e Bylisit, Tiranës dhe Vorës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot