Asnjë nga Seria A në gjysmëfinale! Europa konfirmon krizën e thellë të futbollit italian që kthehet 4 dekada mbrapa

- Bota Sot

Asnjë nga Seria A në gjysmëfinale! Europa konfirmon krizën e thellë të futbollit italian që kthehet 4 dekada mbrapa

Përfundimi i ndeshjeve çerekfinale të kompeticioneve të UEFA-s ka konfirmuar krizën e thellë të futbollit italian, duke treguar se problemi i tij nuk ishte vetëm te përfaqësuesja.

Seria A e sheh veten pa asnjë ekip në gjysmëfinalet e turneve duke shënuar një hap të madh mbrapa na historinë e saj.

Italia pa skuadra në Europë në gjysmëfinale nuk ndodhte që nga sezoni 2018-2019, por kur zhvilloheshin vetëm Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës. Që atëherë, nga Seria A kishte të paktën një përfaqësues në gjysmëfinalet e turneve, të cilëve iu shtua në vitin 2022 edhe Liga e Konferencës.

Sa i përket periudhës së mëparshme kur turnetë e UEFA-s ishin tre, pasi zhvillohej edhe Kupa e Kupave,  duhet kthyer shumë në kohë, thuajse 4 dekada. Për herë të fundit pa asnjë italiane në katërshe, ndodhi në sezonin 1986-1987. Të dhëna këto që vërtetojnë se Italia po përjeton një krizë totale të futbollit dhe se mospjesëmarrja e përfaqësueses në Botëror ishte thjesht pasojë e saj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot