Edlir Tetova i thotë “mjaft” Egnatias, 43-vjeçari zbulon kur lë rrogozhinasit

- Bota Sot

Edlir Tetova i thotë “mjaft” Egnatias, 43-vjeçari zbulon kur lë rrogozhinasit

Edlir Tetova do të largohet nga Egnatia në fund të këtij edicioni futbollistik. Është vetë trajneri i rrogozhinasve që në konferencën e sotme për shtyp ka bërë me dije se nuk do të jetë më në krye të tyre në sezonin e ri.

Një njoftim i pazakontë, kur kanë mbetur edhe pak javë nga mbyllja e kampionatit, në një moment kur Egnatia është në luftë për titullin kampion. E megjithatë duket se 43-vjeçari ka preferuar t’i sheshojë të githë zërat për të mos lënë vend për interpretime.

Një periudhë e jashtëzakonshme për Tetovën që e mori drejtimin e Egnatias në 27 janar të 2023, duke arritur të korrë 74 fitore, 43 barazime dhe 39 humbje në 156 ndeshje të luajtura. Fitoi 2 herë titullin kampion, 2 Kupa të Shqipërisë dhe 1 herë Superkupën.

Nën drejtimin e tij, Egnatia arriti të tregon një nivel të mirë për futbollin shqiptar duke qenë kompetitive në çdo edicion që futej në garë. Gjithashtu kujtojmë që ai u shpall edhe trajneri më i mirë i vitit në dy sezone radhazi, 2024 dhe 2025. .



Lexoni të gjitha në Bota Sot