Fundjava do të jetë e mbushur me përballje interesante në Abissnet Superiore, në të cilën do të luhet java e 32-të.
E shtuna pritet të jetë më e ngarkuar pasi do të luhen plot 4 ndeshje, ku kryefjalën pritet ta marrë derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës.
Ndeshjet e para do të luhen në orën 16:00 ku Egnatia do të presë në shtëpi Flamurtarin, ndërsa Vllaznia luan në transfertë përballë Vorës.
Tri orë më vonë, vëmendjen pritet ta marrin dy sfidat e radhës mes Teutës dhe Elbasanit si dhe derbi në kryeqytet mes Dinamos dhe Tiranës, të përcaktuara për tu zhvilluar në orën 19:00.
Të dielën, i vetmi duel që do të mbyllë dhe llogaritë e kësaj jave është ajo mes Partizanit dhe Bylisit në "Arena e Demave", e planifikuar për tu luajtur në orën 19:00.