Bayern-i bëhet gati për titullin e 35-të

- Bota Sot

Bayern-i bëhet gati për titullin e 35-të

Prilli është një muaj delikat për Bayern-in e Mynihut pasi brenda pak ditësh vendoset fati i një sezoni të tërë.

Gjysmëfinalet e Champions League u arritën falë triumfit të dyfishtë përballë Real-it ndërsa në Gjermani ekipi i Kompany është ende në garë si në Bundesliga dhe DFB Pokal (më 22 prill luhet gjysmëfinalja, Leverkusen-Bayern).

Bundesliga mund të caktohet në javën e 30-të nëse Bayern-i arrin që të koleksionojë më shumë pikë se BVB. Me pesë ndeshje ende në lojë Bayern ka grumbulluar plot 12 pikë më shumë se Dortmund.

Në rast se ekipi i Kovaç barazon në transfertën e Hoffenheim atëherë Bayern-it për të fituar aritmetikisht titullin e 35-të i duhet fitorja në “Allianz Arena” përballë VfB Stuttgart.

Ndërsa nëse Borussia e Dortmund humb në Sinsheim atëherë Bayern-it për të festuar titullin i mjafton edhe një barazim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot