Parashikimi i Ancelottit

- Bota Sot

Parashikimi i Ancelottit

Carlo Ancelotti, trajner i Brazilit, në një intervistë për “Il Giornale” shpjegoi rëndësinë e Champions League: “Është një kompeticion i hapur që lë rrugës skuadra të mëdha si Real Madridi, Barcelona dhe Manchester City, por mbetet një garë ku rritesh.

Sa i përket futbollit italian, ose rikthejmë mbrojtësit, më saktë mentalitetin mbrojtës, që na ka dhënë fitore në nivel klubesh dhe kombëtaresh, ose do vazhdojmë të vuajmë. Futbolli është të shënosh një gol më shumë se kundërshtari, por edhe të pësosh një më pak. Nuk është një shaka banale”.

Trajneri i analizoi me sy kritik ndeshjet e fundit të Champions League, duke theksuar se spektakli ofensiv shpesh vjen si pasojë e rënies në fazën pa top: “Kam parë ndeshje me shumë gola, Atlético Madrid-Barcelona dhe Bayern Munich-Real Madrid kanë dhuruar momente emocionuese për tifozët. Por shumë gola do të thotë edhe shumë gabime, nga portierët dhe mbrojtësit”.

Carlo Ancelotti kujtoi me nostalgji kohën kur Italia ishte në qendër të futbollit botëror: “Lojtarët e mëdhenj të huaj nuk vijnë më në Itali; jashtë vendit, mes të drejtave të majme televizive dhe investitorëve të fuqishëm, është krijuar një treg më tërheqës. Atëherë, nga kush mësojnë të rinjtë italianë?”

I pyetur se kush do ta fitojë Champions League, italiani tregoi si favorit PSG për triumfin final: “Kush e fiton Champions League? Jo unë, e kam dhënë tashmë kontributin tim. Mendoj se PSG është favorit. Ka një skuadër shumë të fortë, këtë edicion duket më i balancuar se në të kaluarën”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot