Futbollisti Edon Zhegrova nuk po kalon një kohë të mirë te Juventusi.
Kjo pasi që ylli jonë, nuk po gjen minuta nën drejtimin e Luciano Spallettit, ku në shumë raste as nuk është ftuar në 11-shen startuese.
Flitej për një lëvizje të Zhegrovës drejt Besiktasit, ku luajnë bashkëkombasit e tij si Milot Rashica dhe Kristjan Asllani, por që nuk doli të jetë e vërtetë.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano deklaroi se ai aktualisht është i përqendruar te Juventusi, duke u përpjekur me të gjitha forcat për të ndihmuar dhe për të qëndruar në klub, me vendimin që pritet të merret në verë.