Barça hedh sytë te ylli tjetër i Atleticos

- Bota Sot

Barça hedh sytë te ylli tjetër i Atleticos

Barcelona po kërkon zëvëndësuesin natyral të Robert Lewandowskit.

Largimi i mundshëm i polakut në verë, po bën kampionët e Spanjës të veprojnë më shpejtë se që duhet.

Pas interesimit të vazhdueshëm ndaj Julian Alvarez, Barça tashmë ka hedhur sytë te bashkëlojtari i argjentinas te Atletico, Alexander Sorloth.

Profili i norvegjezit, me një kontratë deri në vitin 2028, është tërheqës për shkak të ngjashmërive të tij teknike me sulmuesin polak dhe aftësisë së tij për t’u përshtatur menjëherë me sistemin e Hansi Flick.

Sorloth, te Atletico deri më tani ka bërë 47 paraqitje ku shënoi 17 gola dhe 1 asistim teksa tani po lufton për të fituar dy trofe, atë të Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampionëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot