Arabia Saudite shkarkon trajnerin

- Bota Sot

Arabia Saudite shkarkon trajnerin

Herve Renard është shkarkuar nga posti i trajnerit të Arabisë Saudite.

Ai u shkarkua me efekt të menjëhershëm nga presidenti i Federatës Saudite të Futbollit dhe për këtë arsye nuk do të jetë në stol për Kupën e Botës 2026.

Ky vendim duket paksa i çuditshëm dhe vjen më pak se një muaj para fillimit të Kampionatit Botëror.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, vendin e Renard do ta zë Georgios Donis, i cili aktualisht është trajner i Al-Khaleej.



Lexoni të gjitha në Bota Sot