Real Madrdid nuk heq dorë nga Jurgen Klopp për trajner të ri për sezonin e ardhshëm.
Tekniku gjerman shihet si pasues i Alvaro Arbeloas, i cili me shumë gjasë do ta mbyll sezonin pa asnjë trofe, pasi tashmë është eliminuar nga Champions League dhe Kupa e Spnajë, dhe është nëntë pikë prapa Barcelonës në La Liga.
Por sipas raportimeve, Real Madridi edhe pse e do Jurgen Klopin si trajner, drejtuesit e klubit kanë një kërkesë nga ish-trajneri i Liverpulit.
Nëse Klopp dëshiron të kthehet në rolin e trajnerit, ai duhet ta thotë atë. Klubi nuk do të fillojë kontaktet me të derisa kjo të ndodhë.
Aktualisht Jurgen Klop ushtron pozitën e Drejtorit të grupit ”Red Bull”.