Mornari e pret skuadrën shqiptare

- Bota Sot

Mornari e pret skuadrën shqiptare

Nesër do të luhen ndeshjet e javës së 30-të të Kampionatit të Malit të Zi në futboll.

Sutjeska kryesuese do të luajë në orën 18:00, kundër Petrovacit.

Në orën 14.00 do të takohen në Tivar skuadra e Mornarit dhe Deçiqi nga Tuzi. 

Skuadra shqiptare synon pikë në përballje me Mornarin.

Pas javës së 29-të, Sutjeska kryeson tabelën me 55 pikë, katër më shumë se Mornari në vend të dytë. Deçiqi është  në vend të tretë me 46, Petrovac 45, ndërsa Buduçnosti është i pesti me 41 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot