Mbijetesa luhet në tre fronte

- Bota Sot

Mbijetesa luhet në tre fronte

Askush s’mund ta kishte menduar se mbijetesa do të kishte një rivalitet kaq të fortë për një vend që të siguron qëndrimin edhe për sezonin e ardhshëm në Abissnet Superiore.

Ky është rezultati i javës së 32-të që sjell përballje të rëndësishme për skuadrat që janë në kërkim të pikëve të shpëtimit, ku dy prej tyre do të luajnë ditën e sotme dhe tjetra do të mbyll javën të dielën.

E para është Vora që do të presë në shtëpi Vllazninë kryesuese të kampionatit. Djemtë e Bellait janë besimplotë tek një rezultat pozitiv, pasi në javët e fundit ia kanë dalë të marrin plot 4 pikë, çfarë tregon për një revansh kyç të vorakëve në këtë fazë vendimtare.

E radhës është Tirana, e cila luan një derbi përballë Dinamos në “Air Albania”. Bardheblutë fituan bindshëm përballë Egnatias në shtëpi me rezultatin 3-1, dhe do tentojnë t’i japin goditjen e radhës një tjetër kundërshtari të Final Four për t’i penguar drejt këtij objektivi. Të besuarit e Orges Shehit janë duke kronometruar pikët e fundit që do t’i sillnin shpëtimin nga një rënie hipotetike, por skuadra duhet të shpresojë fillimisht për një gabim të rivalit të drejtëpërdrejtë.

Të dielën dita është e rezervuar për Bylisin shkon në stadiumin “Arena e Demave” për ndeshjen me Partizanin. Ballshiotët e udhëhequr nga trajneri Mirel Josa nuk kanë mbetur të kënaqur me pikën e fundit të marrë përballë Dinamos, ndërsa gara sa vjen dhe ngushtohet për vendin e 7-të dhe të 8-të (për play-out).

Ndaj “Të Kuqve” do tentohet mrekullia, e në rastin më të mirë që sfidat e sotme nuk prodhojnë një rezultat të frytshëm për rivalët ngjitur në tabelë, ata do të vinin më të motivuar për të provuar shanset e tyre.



Lexoni të gjitha në Bota Sot