Fabregas pas humbjes

- Bota Sot

Fabregas pas humbjes

Trajneri i Como-s, Cesc Fabregas, ka analizuar humbjen 2-1 ndaj Sassuolo-s, duke pranuar performancën e dobët të skuadrës së tij dhe duke vlerësuar njëkohësisht kundërshtarin.

Pas ndeshjes, Fabregas kërkoi falje ndaj tifozëve: “Kur humbet, gjithmonë kërkon alibi. U kërkojmë falje tifozëve dhe i bëjmë komplimente Sassuolo-s. Sot trajneri i tyre dha një ‘masterclass’.”

Tekniku spanjoll theksoi se skuadra e tij nuk ishte në nivelin e duhur: “Nuk ishim të kthjellët, lëviznim topin shumë ngadalë dhe ishte e vështirë të kontrollonim Laurienté-n. U përpoqëm në çdo mënyrë të depërtonim, por sot nuk ishte dita jonë.”

Fabregas u ndal edhe te mënyra e lojës së kundërshtarit: “Kjo nuk është Sassuolo e zakonshme. Ata u mbrojtën gjatë gjithë ndeshjes dhe na goditën në kundërsulm. Kishin një dendësi të madhe lojtarësh dhe e kishin shumë të vështirë për ne të gjenim hapësira.”

Ai pranoi se skuadra e tij zhgënjeu sidomos te goli i dytë i pësuar: “Na mungoi cilësia dhe goli i dytë ishte pjesa më zhgënjyese. Ne nuk jemi kjo skuadër dhe duhet ta pranojmë këtë ditë të keqe.”

Në fund, Fabregas theksoi se duhet reagim i menjëhershëm: “Nuk ishim as në 10% të forcës sonë. Ishim shumë keq, ndërsa Sassuolo meriton vlerësime. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe të përgatitemi më mirë nëse duam të arrijmë nivele të larta.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot