Mario Mitaj godet në fytyrë rivalin

- Bota Sot

Mario Mitaj godet në fytyrë rivalin

Mbrojtësi i Shqipërisë Mario Mitaj, nuk zhvilloi paraqitje aspak pozitive me Al-Ittihad kundër Machida, çerekfinale e Champions League të Azisë.

Teksa po luhen pjesa e dytë, Machida po fiton 1:0 me golin e Yengi në minutën e 31-të, Mitaj ishte në fushë vetëm në pjesë e parë.

Momenti më i keq për lojtarin defensiv në krahun e majtë përkoi me minutën e 22-të.

Pasi ishte në zotërim të topit në mesin e fushës, shqiptari çuditërisht e teproi duke goditur në fytyrë rivalin, e për pasojë u ndëshkua direkt me karton të verdhë.

Për shkak të rendimentit nën pritshmëri dhe disavantazhit, trajneri i Al-Ittihad Sergio Conceicao, e zëvendësoi Mitajn që në dhomat e zhveshjes. Dueli në fjalë është me tek takim, ku fitues shkon në gjysmëfinale.  



Lexoni të gjitha në Bota Sot