Shqipëria mirëpret futbollin europian

- Bota Sot

Shqipëria mirëpret futbollin europian

Federata e Futbollit vijon të konfirmohet si një organizatore e besueshme në arenën ndërkombëtare, duke zhvilluar me sukses 6 turne europianë vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2026.

Që nga muaji shkurt deri në mesin e prillit, FSHF ka mirëpritur e organizuar një sërë aktivitetesh të rëndësishme të futbollit europian, duke përfshirë dy turne zhvillimore për moshat U-16 (vajza dhe djem), tre turne kualifikues për U-17 vajza dhe U-19 për vajza e djem, si edhe një raund para-kualifikues në futsal.

Organizimi i këtyre aktiviteteve dëshmon edhe një herë kapacitetet infrastrukturore dhe organizative të FSHF-së, si dhe rolin gjithnjë në rritje të Shqipërisë si një destinacion i rëndësishëm për zhvillimin e futbollit në rajon dhe më gjerë.

Këto turne kanë sjellë në vendin tonë dhjetëra përfaqësuese të ndryshme dhe qindra futbollistë e futbolliste, stafe ekipesh, duke kontribuar jo vetëm në promovimin e futbollit të moshave, por edhe në rritjen e imazhit të Shqipërisë në skenën sportive ndërkombëtare.

Në muajt në vijim, FSHF do të organizojë turne të tjera të këtij lloji, për të kulmuar në vitin 2027 me finalet e Europianit U-21.



Lexoni të gjitha në Bota Sot