Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli dje përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Uellsit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027, që do të zhvillohet sot në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00.
Skuadra kuqezi zhvilloi seancën zyrtare stërvitore në stadiumin e ndeshjes, duke finalizuar detajet e fundit në prag të kësaj përballjeje të rëndësishme.
Trajneri Grima do të ketë në dispozicion edhe mbrojtësen Alma Hilaj, e cila rikthehet pas mungesës në takimin e parë për shkak të kartonave.
E gjithë skuadra paraqitet në gjendje të mirë fizike, pa asnjë problematikë dëmtimi.
Federata e Futbollit fton tifozët të mbështesin ekipin në këtë ndeshje, ku hyrja do të jetë falas..