Buffon rikujtoi karrierën e tij

- Bota Sot

Buffon rikujtoi karrierën e tij

I pranishëm në Londër për të prezantuar biografinë e tij “Të biesh, të ngrihesh, të biesh, të ngrihesh”, e botuar edhe në Angli me titullin “Saved”,

Gianluigi Buffon rikujtoi karrierën e tij, duke zbuluar pse vendosi të tërhiqej nga futbolli në moshën 45-vjeçare:

Sepse gjithmonë ndieja atë 1% shpresë për ta fituar ‘Topin e Artë’. Besova, por ishte e kotë”.

Në fund, mbeti një ëndërr, ashtu si edhe Liga e Kampionëve:

“Do të bëja sërish gjithçka që kam bërë në karrierë. Gjithçka. Jam i lumtur që kam fituar, por edhe që kam humbur.

Më vjen keq vetëm për tifozët, jo për veten time”.

Po keqardhjet? Buffon tregon se ato nuk lidhen aq shumë me trofetë, sa me faktin që nuk pati mundësinë të luante me disa futbollistë të caktuar si Zidane, Messi dhe Ronaldo braziliani.

Një tjetër pendesë lidhet me sjelljen e tij në vitin 2018, pas eliminimit kundër Real Madridit:

“Nuk pata një qëndrim të pjekur, si kapiten. Duhet ta pranosh humbjen, edhe kur ka padrejtësi



Lexoni të gjitha në Bota Sot