Finalja e Kupës së Shqipërisë, dalin në shitje biletat

- Bota Sot

Finalja e Kupës së Shqipërisë, dalin në shitje biletat

Federata e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë 2026, që do të zhvillohet më 13 maj në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Finalja e këtij kompeticioni të rëndësishëm të futbollit shqiptar do të përcaktohet pas zhvillimit të ndeshjeve të kthimit të gjysmëfinaleve, që do të luhen më 22 dhe 23 prill.

Në gjysmëfinalen e parë përballen AF Elbasani dhe Egnatia, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër do të luajnë Vllaznia dhe Dinamo City. Pas këtyre përballjeve do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të diskutojnë trofeun në finalen e madhe.

Biletat për finalen janë tashmë në dispozicion për tifozët, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin nga afër një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit futbollistik në Shqipëri.

Çmimet e biletave janë si më poshtë:
VVIP – 3000 lekë
VIP – 3000 lekë
Premium – 1500 lekë
Kategoria 1 – 1000 lekë
Kategoria 2 – 1000 lekë
Kategoria 3 – 500 lekë
Kategoria 4 – 500 lekë

Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët që të bëhen pjesë e atmosferës së finales së Kupës së Shqipërisë dhe të përjetojnë nga afër spektaklin e futbollit në stadiumin kombëtar “Air Albania”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot