Vushtrria pa shikues ndaj 2 Korrikut! Vushtrriasit iu luten tifozëve

- Bota Sot

Vushtrria pa shikues ndaj 2 Korrikut! Vushtrriasit iu luten tifozëve

Lideri i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Vushtrria, do të përballet me 2 Korrikun në kuadër të javës së 29-të.

Vushtrria do të luajë pa shikues në duke me skuadrën nga Prishtina, megjithatë, drejtuesit e klubit vushtrrias i drejtohen me një lutje tifozëve.

Ndeshja luhet nesër në orën 15.00.

“Ndeshja e radhës, e cila zhvillohet nesër, do të luhet pa praninë e publikut, për shkak të një dënimi të shqiptuar nga Federata e Futbollit të Kosovës. Arsyet e këtij vendimi tashmë janë bërë publike nga klubi.

Si në çdo ndeshje tjetër, ekipi ynë do të hyjë në fushë me objektivin e vetëm – fitoren e radhës, që na mban në krye të tabelës dhe na afron drejt synimit final në Superligën e Kosovës.

Për fat të keq, në stadiumin tonë “Ferki Aliu” nuk do të lejohet prania e asnjë tifozi. Andaj, ju lutemi që të shmangni çdo përpjekje për të hyrë në stadium dhe të mos krijoni situata të panevojshme, pasi kjo mund të sjellë pasoja dhe dënime shtesë për klubin.

Dëshira jonë më e madhe mbetet që stadiumi ynë të jetë si gjithmonë i mbushur me ju dhe me tifozerinë tonë “Forca”, për të festuar së bashku sukseset e ekipit.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Së bashku drejt realizimit të objektivit tonë”, ka njoftuar FC Vushtrria.

Vushtrriasit kryesojnë me 59 pikë e 2 Korriku renditet në pozitën e 13-të me 29 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot