Trepça 89 frenon Feronikelin 74 në Drenas

- Bota Sot

Trepça 89 frenon Feronikelin 74 në Drenas

Trepça 89 nga Mitrovica kthehet me një pikë të madhe nga stadiumi në Drenas, duke ruajtur hapin për dy vendet e para në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Përballjes mes Feronikelit 74 dhe Trepçës 89 ka përfunduar baras (2:2) në ndeshjen e javës së 29-të.

Për vendasit shënuan Ibrahim Cërvadiku e Avni Selmani dhe për Trepçën 89 Ensar Beqiri e Ardian Hasani.

Feronikeli renditet në vend të tretë me 59 pikë, sa ka edhe lideri Vushtrria dhe Dinamo, por këto dy të fundit kanë një ndeshje më pak.

Trepça 89 e zë vendin e gjashtë me 55 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot