Vora dhe Vllaznia të “kënaqur” me rezultatin

- Bota Sot

Vora dhe Vllaznia të “kënaqur” me rezultatin

Vora dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në javën 32 të Abissnet Superiore.

Pati gola të shënuar, por asnjë të akorduar për shkak se u anuluan që në fushë.

Pjesa e parë foli më tepër për Vorën. Topi shkoi në rrjetë nga Luis Felipe, që rezultoi në pozicion jashtë loje.

Vllaznia u shfaq më kërkuese në fraksionin e dytë. Çelikoviçit iu anulua një gol për prekje me dorë, ndërsa në një rast tjetër u ndal nga traversa.

Skuadrat u dukën të kënaqura me rezultatin, pasi nuk dolën në aventurë për të kërkuar më tepër në minutat e fundit.

Vllaznia e ka të sigurt vendin e parë edhe për të paktën këtë javë, teksa Vora del jashtë zonës së ftohtë dhe pret rezultatet e rivalëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot