Edi Martini ka bojkotuar “RTSH”-në, pas ndeshjes Vora-Vllaznia(0-0).
Siç kishte paralajmëruar, trajneri i kuqebluve nuk tha fjalën e tij duke qenë Hygerta Sako si drejtuese emisioni.
Martini mori vendimin pas ndeshjes së Kupës me Dinamon, ndërsa pretendonte se Sako duhet t’i kërkojë ndjesë që e ka etiketuar si të paedukatë.
Vllaznia po ashtu tregon se nuk i frikësohet kërcënimeve.
Sako kishte paralajmëruar që do ndërhyjë Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, për një rast të tillë. Megjithatë, kuqeblutë nuk tërhiqen nga vendimi i mëparshëm.